Të paktën 26 persona janë vrarë dhe dhjetëra tjerë janë plagosur në dy sulme me bomba në jugperëndim të Pakistanit, në prag të zgjedhjeve komunale, kanë njoftuar zyrtarë pakistanezë.

Shpërthimi i parë, i fundit në një seri dhunë të lidhura me zgjedhjet, ndodhi në distriktin Pishin në provincën jugperëndimore të Balochistanit, vetëm një ditë para zgjedhjeve, u tha gazetarëve zëvendëskomisioneri i qarkut Juma Dad, transmeton Telegrafi.


2 18

Shpërthimet sipas tij kanë ndodhur kur një numër i madh i mbështetësve të kandidatit të pavarur u mblodhën para zyrës së tij.

3 16

Ai shtoi se bomba ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në afërsi të zyrës. E deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

4 13

Dr. Habib, administratori i spitalit lokal, tha për Geo News se numri i të vdekurve është rritur në 15 dhe se më shumë se 20 të plagosur janë dërguar në spital, shumë prej tyre në gjendje kritike.

5 11

Disa orë më vonë, një tjetër sulm me bombë ndodhi pranë rrethit të Quila Saifulah, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

6 9

Ministri i Informacionit i Balochistanit, Jan Ahakzai u tha gazetarëve se shpërthimi ishte përpjekja e fundit e "terroristëve për të sabotuar zgjedhjet".

7 4

"Por unë dua të bëj të qartë se zgjedhjet do të vazhdojnë siç është planifikuar", tha Ahakzai. /Telegrafi/