LAJMI I FUNDIT:

“Së bashku do të ofrojmë një mjedis të sigurt” – pamje nga stërvitja “Golden Sabre 2024” mes Policisë, EULEX-it dhe KFOR-it

“Së bashku do të ofrojmë një mjedis të sigurt” – pamje nga stërvitja “Golden Sabre 2024” mes Policisë, EULEX-it dhe KFOR-it

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës ditë më parë u bënë së bashku në stërvitjen “Golden Sabre 2024”.

Në kuadër të kësaj stërvitje u demonstruan aftësi të zgjeruara për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje të skenarëve të ndryshëm të sigurisë.

Së fundmi KFOR ka publikuar pamjet nga kjo stërvitje, derisa ka shtuar se vazhdon të  zbatojë mandatin e saj – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.


"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Lexo po ashtu "Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

“Stërvitja “Golden Sabre 2024” është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin e gjatë në mes të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë. Së bashku do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt”, thuhet në mesazhin brenda videos.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit EULEX. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Qeveritë e kaluara qëndruan në detyrë pavarësisht krizave, por neve na kërkohet të largohemi menjëherë

Kurti: Qeveritë e kaluara qëndruan në detyrë pavarësisht krizave, por neve na kërkohet të largohemi menjëherë

Lajme
Kurti: Pas fitores jemi të gatshëm të krijojmë institucionet sa më parë

Kurti: Pas fitores jemi të gatshëm të krijojmë institucionet sa më parë

Lajme
Përfundon rruga Shëngjin – Velipojë, Rama: Vlerë e shtuar për turizmin

Përfundon rruga Shëngjin – Velipojë, Rama: Vlerë e shtuar për turizmin

Lajme
Merdar, katër shtetas të Serbisë u kapën me mbi 51.000 euro të padeklaruara

Merdar, katër shtetas të Serbisë u kapën me mbi 51.000 euro të padeklaruara

Kronika e Zezë
I riu nga Peja humb jetën aksidentalisht në SHBA, raportohet se ishte ushtar i Gardës Kombëtare Amerikane

I riu nga Peja humb jetën aksidentalisht në SHBA, raportohet se ishte ushtar i Gardës Kombëtare Amerikane

Lajme
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

Lajme
Kalo në kategori