Scherzinger vë në pah trupin e tonifikuar dhe tregon aftësitë akrobatike (Foto)

Nicole Scherzinger njihet për aftësitë e saja mbresëlënëse në vallëzim që i ndihmuan të bëhej e famshme si pjesë e grupit “Pussycat Dolls”.
Këngëtarja nuk është frikësuar që ta tregojë fleksibilitetin e saj gjatë një dite pushimi pranë pishinës në Los Angeles.

38-vjeçarja ka publikuar disa imazhe me bikini duke treguar trupin e saj të tonifikuar.

Ndërkohë që i ka vënë në pah edhe aftësitë e saja akrobatike duke i bërë disa lëvizje mahnitëse.
Krahas kësaj, Nicole i ka bërë edhe disa kërcime mjaft interesante.

Po ashtu, zeshkania e famshme ka bërë edhe një vallëzim tërheqës me një mashkull. /Telegrafi/


Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































