LAJMI I FUNDIT:

Scherbak: Rusia është mike e vjetër dhe e dëshmuar e Maqedonisë

Scherbak: Rusia është mike e vjetër dhe e dëshmuar e Maqedonisë

Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak, ka deklaruar se Rusia është mike e vjetër dhe e dëshmuar e Maqedonisë, duke e konsideruar si partner të barabartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Rusia e ka respektuar mendimin e Maqedonisë dhe sinqerisht është e interesuar për stabilitetin dhe përparimin e saj, duke konfirmuar se Rusia është e hapur për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha sferat, pa marrë parasysh se kush është në pushtet.


Scherbak thekson se një qasje e këtillë u përgjigjet interesave të Rusië, Maqedonisë dhe rajonit. Kjo deklaratë u bë me rastin e organizimit të Ditës së Rusië, ku të ftuar ishin përfaqësues qeveritar, diplomatë, afaristë, si edhe përfaqësues të bashkësisë ruse në Maqedoni./Telegrafi/