Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vazhduar konsultimet gjatë fundjavës me kryesinë dhe udhëheqësit sindikalë nga nivelet komunalë dhe universitarë për të vlerësuar rrjedhën e protestës së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2,000 udhëheqës sindikalë nga çerdhet deri në universitetet e vendit.
Sipas një njoftimi për media, ky takim u zhvillua për të diskutuar hapat e ardhshëm sindikale, si dhe për të përcaktuar veprimet që do të merren në varësi të situatës aktuale dhe reagimeve të institucioneve shtetërore.
“Për ta vlerësuar rrjedhën e protestës së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2000 udhëheqës sindikalë , që nga çerdhet e deri në universitetet dhe për të dhe për të vendosur për veprimet sindikale sipas situatës aktuale, SBASHK-u edhe gjatë vikendit ka mbajtur takime e konsultime me kryesinë dhe me udhëheqës sindikalë komunalë e të universiteteve.
Tutje në njpftim bëhet e ditur se SBASHK përgëzon pjesëmarrësit në protestë dhe i falënderoi ata për qëndrimin dinjitoz dhe masiv, duke theksuar se kjo ka qenë një demonstrim i fuqishëm i solidaritetit sindikal dhe i angazhimit për të drejtat e punonjësve të arsimit.
“SBASHK përgëzon kryetarët dhe anëtarët e kryesive të sindikatave për pjesëmarrje masive në protestë dhe për qëndrimin e tyre të dinjitetshëm, por shkreh kritika të arsyeshme ndaj ministres Nagavci, e cila as pas këtij veprimi sindikal nuk reflektoi dhe prandaj u mor vendim që t’i dërgohet edhe një shkresë me kërkesën për takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe që të caktojë përfaqësuesit e MASHTI-t në komisionin e përbashkët për të nisur negocimin për Kontratën e re Kolektive të Arsimit”.
SBASHK ka theksuar se, në rast se situata përkeqësohet dhe nuk ka reagim nga autoritetet shtetërore, Qeveria, dhe veçanërisht Ministrja Nagavci, do të mbajnë përgjegjësinë për çdo pasojë që mund të vijë nga një grevë e mundshme dhe nga mospërmbushja e kërkesave të punonjësve të arsimit.
“Të gjithë pjesëmarrësit në këto takime konsultative, duke u bazuar edhe në vendimin e Këshillit Drejtues, janë deklaruar që të vazhdohet me përpjekjet që me dialog të arrihen zgjedhje të pranueshme për kërkesat e anëtarësisë duke angazhuar edhe ndërmjetësuesin ligjor dhe nëse as pas kësaj nuk ka reflektim nga MASHTI, atëherë të vazhdohet me veprime sindikale deri edhe të greva e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe për situatat që do të krijohen fajtor i vetëm është Qeveria e në veçanti Ministrja Nagavci”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler