LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u e konsideroi “eksperiment të gabuar” vendimin për tekstet shkollore, përgjigjet Nagavci: Interesat e kujt i përfaqëson Rrahman Jasharaj

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë intervistës në "Përballe" në Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu i ë është përgjigjur SBASHK-ut në lidhje me çështjen e sigurimit të teksteve shkollore. Nagavci thotë se vendimi është në të mirë të punëtorëve që SBASHK-u i përfaqëson.

Që nga viti 2008 Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore.

Mirëpo kjo praktikë ka ndryshuar duke filluar nga ky vit shkollor.


Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve paratë në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat në librari.

U raportua se favorizoi Shtëpinë Botuese "Albas", flet Nagavci
Lexo po ashtu U raportua se favorizoi Shtëpinë Botuese "Albas", flet Nagavci

Pos subjekteve opozitare edhe nga SBASHK-u kanë ardhur kritika të shumta për këtë praktikë të sigurimit të librave për nxënësit e shkollave fillore.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka quajtur eksperiment të gabuar, vendimin e MASHTI-t që blerja e teksteve shkollore nga ana e prindërve.

Nagavci ka thënë se e gjithë kjo po bëhet për interesin e nxënësve por edhe të mësimdhënësve.

Blerja e librave, Nagavci: Prindërit të mos i blejnë pa pranuar listën nga ana e mësimdhënësve
Lexo po ashtu Blerja e librave, Nagavci: Prindërit të mos i blejnë pa pranuar listën nga ana e mësimdhënësve

“Unë nuk e kuptoj interesat e kujt i përfaqëson zoti Jasharaj. Është angazhim i yni për të përmirësuar cilësinë”.

Ajo ka thënë se mësimdhënësit e kanë pasur shumë të vështirë menaxhimin e teksteve siç ka ndodhur deri më tani.

“Për SBASHK-un ky vendim i yni duhet të jetë i mirëpritur”.

Nagavci ka hedhur dyshime edhe në lidhje me manipulimin e komunave me nxënësit.

“Jo rrallëherë të dhënat që janë sjellë nga komunat nuk kanë qenë të sakta. Ne sot kemi të dhëna nga komunat për numrin e nxënësve. Do të shohim se ky vendim do të qes në dritë shumë gjëra. Unë gëzohem për këtë”, ka deklaruar Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori