LAJMI I FUNDIT:

Sateliti i parë prej druri në botë niset drejt hapësirës

Sateliti i parë prej druri në botë niset drejt hapësirës

Sateliti i parë prej druri në botë, i ndërtuar nga studiues japonezë, është nisur në një test të hershëm për në hapësirë , për eksplorimin e Hënës dhe Marsit.

LignoSat, i zhvilluar nga Universiteti i Kiotos dhe ndërtuesi i shtëpive Sumitomo Forestry, do të fluturojë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës dhe më vonë do të lëshohet në orbitë rreth 400 kilometra mbi Tokë.

I emëruar sipas fjalës latine për “dru”, LignoSat me madhësi të pëllëmbës ka për detyrë të demonstrojë potencialin kozmik të materialit të rinovueshëm ndërsa njerëzit eksplorojnë jetesën në hapësirë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


“Me lëndën drusore, një material që mund ta prodhojmë vetë, do të jemi në gjendje të ndërtojmë shtëpi, të jetojmë dhe të punojmë në hapësirë ​​përgjithmonë”, tha Takao Doi, një astronaut që ka fluturuar në Space Shuttle dhe studion aktivitetet hapësinore njerëzore në Universitetin e Kiotos.

Bëhet e ditur se me një plan 50-vjeçar për mbjelljen e pemëve dhe ndërtimin e shtëpive prej druri në Hënë dhe Mars, ekipi i Doi vendosi të zhvillojë një satelit druri të certifikuar nga NASA për të provuar se druri është një material i shkallës hapësinore.

“Aeroplanët e hershëm të viteve 1900 ishin prej druri”; tha profesori i shkencave pyjore të Universitetit të Kiotos, Koji Murata.

“Një satelit prej druri duhet të jetë gjithashtu i realizueshëm”, shtoi ai.

Sipas Muratas, druri është më i qëndrueshëm në hapësirë ​​sesa në Tokë, sepse nuk ka ujë apo oksigjen që do ta kalbë ose do ta ndezë atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Amerika
Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Evropa
Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Amerika Latine
Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Evropa
Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Evropa
Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Azia
Kalo në kategori