Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha ka folur për angazhimet dhe jetën e saj private pas përfundimit të Big Brother VIP.

E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, Sarah është pyetur edhe për marrëdhënien që ka me moderatoren, Einxhel Shkira me të cilën u tha se nuk flasin më pas BB VIP.


Sarah ka pranuar që nuk gëzon një shoqëri të afërt me Einxhel, por që raporti i tyre është korrekt.

303871690 2635656793236407 8744633939106098785 n Foto: Sarah Berisha/Instagram

“Më pengon kjo pjesa që bëhet krahasimi, PM dhe Dagz janë shok dhe koleg pune, më bezdis fakti që çfarë duhet të bëj një çift duhet të bëj edhe tjetër, jam e sigurt që edhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra, nuk jemi zënë asnjëherë as nuk kam përse është marrëdhënie shumë normale, nuk jemi siç kemi qenë brenda shtëpisë, janë prishur shoqëri edhe më të mëdha se ne”, është shprehur Sarah.

301997761 122336880556157 8681935309863201469 n Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë se që nga pjesëmarrja në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP, Sarah ka krijuar një romancë me DJ PM dhe dyshja po vazhdojnë të shijojnë historinë e dashurisë.

Madje çifti janë bashkë në pjesë më të madhe të kohës duke mos i kursyer as postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

302394535 611571684017902 1038127867203901057 n Foto: Sarah Berisha/Instagram

Në anën tjetër, çifti tjetër i krijuar në BB VIP, Eixhel dhe DJ Dagz janë në pritje për të bërë prindër për herë të parë. /Telegrafi/