Sara Gjordeni u përjashtua të martën nga Big Brother VIP Albania 3 për shkak të një sherri me banoren tjetër, Françeska Murati.
Ish-konkurrentja ka qenë e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku ka folur për eksperiencën në këtë format, të kaluarën e gjithashtu edhe shumë gjëra të tjera, të cilat nuk i ka rrëfyer më parë.
Ajo ka folur edhe për të atin, që thotë se nuk e ka kërkuar kurrë, por kur e ka parë për herë të parë, në moshën katërvjeçare, i kishte dhënë diçka për të konsumuar, e cila i ka rrezikuar jetën.

Siç zbulon në vazhdimësi, kishte tentuar që ta helmonte.
Ajo tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë dhe është shpëtuar nga daja, por e ka përndjekur dhe shantazhuar edhe katër vite me radhë në rrjetet sociale.
“Tim atë nuk e kam takuar kurrë, nëna ime është larguar në emigracion 3 vjeç. Ndër kujtimet e mia të para si fëmijë ka qenë një skenë dhune që nuk e kam parë as në filma atë skenë. Nëna ime ka humbur veshkën atë natë. Ka që asaj dite probleme me zemrën. Ashtu ka shkuar mes malit për në Greqi. Mami më kujtonte vetëm mua dhe ashtu e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Nuk kam qenë fëmijë i vetëm, nëna ime ka humbur 2 djem. Im atë është gjallë, por s’më ka kërkuar kurrë”, u shpreh ajo.

Modelja shtoi: “Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4-vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im atë ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Në moshën 16-vjeçare, për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë”.
Sara mes lotësh vazhdoi: “Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën, ai ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë, kam vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Mami kur është larguar, ka ardhur për herë të parë në ditën e parë të shkollës. Tek dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, frikësohem dhe i çoj tezes pjatën me vrap dhe i them tezes “Teze ka ardhur një teta tek dera”. Kur im atë i ka vendosur zjarrin shtëpisë kur jetoja humba të gjitha kukullat e mia”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit