Sanohen dëmtimet në Urën e Dollcit, Basha: Trafiku në aksin Prishtinë–Pejë zhvillohet normalisht

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për sanimin e dëmtimeve të konstatuara në Ura e Dollcit, në kuadër të zgjerimit të Rruga Nacionale N9.
Sipas Bashës, pas raportimeve për dëmtimet në këtë urë është kërkuar angazhim i menjëhershëm për vlerësimin e gjendjes dhe ndërhyrje të shpejtë në terren.
“Pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në Urën e Dollcit, në kuadër të zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, kam kërkuar angazhim të menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje të shpejtë në terren”, ka shkruar Basha.
Ai ka bërë të ditur se në një afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme teknike për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve.
“Në afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme teknike për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar tani siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve”, është shprehur ministri.
Sipas tij, punimet kanë përfunduar gjatë ditës së sotme dhe ura tashmë është e gatshme për hapje, ndërsa trafiku në aksin Prishtinë–Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht.
“Punimet kanë përfunduar sot dhe ura tashmë është e gatshme për hapje. Trafiku në aksin Prishtinë–Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht”, ka theksuar Basha, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe punëtorët për angazhimin në realizimin e punimeve. /Telegrafi/



















































