LAJMI I FUNDIT:

Masat ndaj Kosovës, eurodeputeti dhe gazetari gjerman kritikojnë BE-në: Kjo është absurde, pse jo Vuçiqin dhe Dodikun

Masat ndaj Kosovës, eurodeputeti dhe gazetari gjerman kritikojnë BE-në: Kjo është absurde, pse jo Vuçiqin dhe Dodikun

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe paralajmërimet se Bashkimi Evropian do ta sanksionojë Kosovën “për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit”.

Martens këtë e ka quajtur absurde, ndërsa është shprehur se BE-ja ka kërcënuar me sanksione Qeverinë e Kosovës, por jo edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të entitetit Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik.

BE vendos disa masa ndaj vendit tonë: E kemi njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës
Lexo po ashtu BE vendos disa masa ndaj vendit tonë: E kemi njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës

“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj Qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiq dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më butë. Por, duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”, ka shkruar gazetari gjerman në Twitter, transmeton Telegrafi.


E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, i cili ka hedhur dyshime në kredibilitetin e përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në misionin e ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Një konkluzion nga tema që shtjelluat, a do të ishte më mirë sikur të ishte një të dërguar special më kredibil”, duke e etiketuar emrin e përfaqësuesit Borrell.

Ndërsa, gazetari gjerman në platformën “Thread reader” ka thënë se presidenti serb Vuçiq përmes strukturave kriminale ka sulmuat ushtarët e NATO-s në Kosovë dhe sipas tij, reagimi i Perëndimit është afër zeros.

Ai gjithashtu ka thënë se Milorad Dodiku, të cilën e ka quajtur aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në Evropë, ka thënë se nuk e njeh më Gjykatën Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës. Por, asnjë fjalë për sanksione nga BE-ja.

Masat e paralajmëruara, Kurti: Bashkimi Evropian te Kosova e gjen aleatin më të sinqertë e më të qëndrueshëm
Lexo po ashtu Masat e paralajmëruara, Kurti: Bashkimi Evropian te Kosova e gjen aleatin më të sinqertë e më të qëndrueshëm

Sipas gazetarit gjerman, Beogradi është më i përkëdheluri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo siç ka thënë ai, po ndodh për shkak të rëndësisë së armëve që Serbia i ka dërguar në Ukrainë përmes ndërmjetësve.

“Nëse dikush duhet të besojë atë që një burim i lartë amerikan tha kohët e fundit në një bisedë të paregjistruar, butësia e SHBA-së ka të bëjë shumë me faktin se municionet serbe janë ‘shumë të rëndësishme’ për ushtrinë ukrainase”, ka shkruar Martens.

“Ajo që është e rëndësishme për Perëndimin, Serbia përdor plejadën aktuale për të parë se sa larg mund të shkojë në përpjekjen për të bashkuar ‘Botën Serbe’ (e njohur më parë si ‘Serbia e Madhe’). Do të thotë bashkim i Serbisë me pjesën veriore të Kosovës dhe Republikën Srpska. Ndoshta më vonë edhe Mali i Zi”.

Sipas tij, “në mënyrë indirekte Serbia po ndihmohet nga Qeveria e Kosovës që po ia bën të lehtë Vuçiqit të duket pragmatik dhe i sinqertë”.

“Uashingtoni dhe Brukseli shtyjnë përpara (gabimisht?) atë që mendojnë se mund të qetësojë tensionet në Kosovë. Komuniteti serb në Kosovë duhet të lejohet që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë në mënyrë që të organizojnë jetën e përditshme të grupit të tyre etnik kryesisht në mënyrë të pavarur”, ka thënë gazetari gjerman, transmeton Telegrafi.

E një asociacion i tillë, sipas tij, është në fakt një obligim i nënshkruar nga njëri prej paraardhësve të Kurtit, Hashim Thaçi, në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Siç premtoi (ish)lideri i opozitës Kurti, ai kurrë nuk do ta pranonte një Asociacion të tillë të komunave me shumicë serbe. Ndonëse, në opozitë është e lehtë të thuash këtë dhe atë. Si kryeministër, Kurtit iu kujtua një rregull i vjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare: ‘Pacta sunt servanda’ (marrëveshjet duhet të zbatohen)”.

“Pretendimet se një Asociacion i komunave serbe mund të jetë ‘një Republika Srpska e dytë’ dhe kështu ta shkatërrojë shtetin e Kosovës nga brenda nuk janë bindëse. Ka 31 për qind serbë në Bosnje e Hercegovinë (regjistrimi i vitit 2013), krahasuar me rreth 6 për qind serbë në Kosovë që jetojnë në pjesën jugore”.

Gazetari tutje ka theksuar se një Asociacion i komunave me shumicë serbe, që merret me planifikimin hapësinor, grumbullimin e mbeturinave, kujdesin bazë shëndetësor etj., nuk do të mund të bllokonte vendimet e politikës së jashtme të shtetit. “(Ndryshe nga Republika Srpska në Bosnje që mund dhe e bën)”.

“Natyrisht, në Prishtinë ka një pyetje të arsyeshme: Çfarë do të kemi nga e gjithë kjo? Shqetësimi duket se është se edhe nëse Kosova i ndjek dhe i përmbush të gjitha kërkesat perëndimore, ajo nuk do të përfitojë pothuajse asgjë”.

“Nëse vetëm gjysma e asaj që pretendojnë burimet kosovare për mënyrën se si negociatori i BE-së Miroslav Lajçak i udhëheq bisedimet është e vërtetë, është e kuptueshme që ata nuk i besojnë atij. Askush në pozicionin e tyre nuk do ta bënte”.

“Jo vetëm që Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e saj nga bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli, por për disa arsye, Lajçak nuk duket se shqetësohet nga lëshimet e Serbisë. Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë dokumentet dhe anekset e negociuara nga BE-ja, ndërsa Vuçiq tha se nuk është. Por përsëri, ndoshta negocimi i BE-së gjithsesi është mbivlerësuar në rëndësinë e tij”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori