LAJMI I FUNDIT:

Samsung do ta ofrojë në treg telefonin Galaxy Z Fold 4 me 1 TB memorie

Samsung do ta ofrojë në treg telefonin Galaxy Z Fold 4 me 1 TB memorie

Informacionet për telefonin e ri të Samsung Galaxy Z Fold 4 ngadalë po zbulohen, e tani është shfaqur një e dhënë sa i përket kësaj pajisje – bëhet fjalë për memorien që mund ta ketë  kapacitet prej 1 TB.

Galaxy Z Fold 4 është telefon i mençur i palosshëm që pritet të vjen në treg këtë vit, e memoria më e madhe gjithsesi se tërheq më shumë vëmendjen e blerësve potencial, që kanë dëshirë të kenë më shumë të dhëna të ruajtura në telefon, transmeton Telegrafi.


Se sa do të kushtojë Fold 4 akoma nuk dihet, por Fold 3 me 512 GB memorie të brendshme ka kushtuar 1.899 dollarë. Nëse Fold 4 do të ketë të njëjtin çmim, modeli me 1 TB mund të kushtojë 1.999 dollarë nëse jo 2.049 apo 2.099 dollarë.

Memoria e brendshme është shumë e rëndësishme pasi Fold 3 nuk ka hapësirë për kartelën microSD, e pasuesi i tij sigurisht se do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Më herët është raportuar që Fold 4 do të jetë më i lehtë sesa paraardhësi dhe se do ta vë në funksion procesori Snapdragon 8+ Gen, si dhe do të ketë bateri me kapacitet prej 4.400 mAh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kalo në kategori