LAJMI I FUNDIT:

Samsung pritet të ketë 32 për qind të ardhura më pak

Samsung pritet të ketë 32 për qind të ardhura më pak

Gjiganti teknologjik Samsung ka paralajmëruar një humbje prej 32 për qind në fitimet e saj teksa kërkesat për pajisjet elektronike dhe çipat që i fuqizojnë ato janë zvogëluar për shkak të krizës globale të ekonomisë.

Kompania koreano-jugore vlerëson se fitimi tre mujore ishte 7.85 miliardë euro.

BBC raporton se gjatë së enjtes, prodhuesi amerikan i çipave American Micro Devices (AMD) gjithashtu deklaroi se ishin goditur nga rënia e kërkesës për kompjuterë, përcjell Telegrafi.


Kjo vije teksa njerëzit kanë filluar t’i shkurtojnë blerjet e tyre teksa po rritet kostoja e jetesës.

Fitimet e Samsung nga biznesi i prodhimit të mikro-procesorëve pësuan rënie pasi çmimi global i çipave të memories ra për shkak të dobësimit të kërkesa për elektronikë të konsumit.

Vlerësimet, të cilat janë bërë për muajt korrik, gusht dhe shtator, shënojnë rënien e parë të Samsung të fitimeve të tre mujorit nga viti në vit në pothuajse 3 vite.

Samsung pritet që t’i publikoi fitimet e saj me 27 tetor. /Telegrafi/