LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezantoi kufjet Galaxy Z Flip 5, Watch 6 dhe Buds 2 të zbukuruara me kristale Swarovski

Samsung prezantoi kufjet Galaxy Z Flip 5, Watch 6 dhe Buds 2 të zbukuruara me kristale Swarovski

Kompania austriake ka përgatitur një paketë të përbërë prej tre pajisje të saja, të cilat janë të dekoruara me kristale Swarovski.

Paketa përfshin smartfonin Galaxy Z Flip 5, kufjet Galaxy Buds 2 Pro dhe orën inteligjente Galaxy Watch 6 ose Watch 6 Classic. Vetë pajisjet elektronike nuk janë modifikuar, por paketimi përfshin aksesorë për to, mbulesa për smartphone dhe kufje, si dhe byzylykë për orët.

Kombinimi vjen me zbritje të caktuara dhe opsionin e konfigurimit. Z Flip 5 ka 512 GB memorie të brendshme dhe është e mundur të zgjidhni ngjyrën që dëshironi.


Gjithashtu klienti mund të zgjedhë ngjyrën e kufjeve Buds 2 Pro dhe në ofertë përfshihet Bora Purple, Grafit dhe e bardhë dhe zbritja është 60 euro.

Ekziston edhe Galaxy Watch 6, i cili mund të merret në një version bazë ose klasik, në një version më të vogël ose më të madh dhe me lidhje Bluetooth ose LTE. Në këtë rast nuk ka zbritje, ndaj kombinimi me orën BT Watch 6 40 mm kushton 1687 euro.

Për momentin, paketat janë të disponueshme vetëm në ueb-faqen gjermane të Samsung.

Ata që zotërojnë pajisjet e përmendura do të mund të blejnë vetëm aksesorë dhe atë individualisht.

Të gjithë aksesorët janë prodhuar në bashkëpunim me markën e modës në Berlin Highshobiety. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Kalo në kategori