LAJMI I FUNDIT:

Samsung lançon globalisht ekranin e lakuar të lojrave Odyssey G7

Samsung lançon globalisht ekranin e lakuar të lojrave Odyssey G7

Monitori i Parë i Lojërave në botë me lakim 1000R ofron përvojën më të mirë të kategorisë së lojrave me performancë të lartë.

Samsung Electronics, udhëheqës në tregun e ekraneve të lojrave*, sot njoftoi lançimin global të ekranit të tij të lojrave Odyssey G7. I zbuluar në CES 2020 në Las Vegas, formacioni i Odyssey ripërkufizon përvojën e lojrave duke kombinuar ekranet e lakuara më gjithëpërfshirëse me karakteristikat më të mira të klasës.


Ekrani G7 është monitori i parë i lojrave 1000R në botë, që do të thotë se krenohet me një rreze lakimi 1.000 milimetra. Ai gjithashtu përmban një kombinim të fuqishëm të veçorive të ndryshme, duke përfshirë kohën e shpejtë të përgjigjes 1ms me shpejtësinë e rifreskimit 240Hz dhe cilësinë e figurës kristal të qartë QLED për të kënaqur nevojën e lojtarëve për lojë të qetë dhe tërheqëse.

Performanca premium e portofolit të Odyssey është çertifikuar nga TÜV Rheinland, një organizatë udhëheqëse ndërkombëtare e çertifikimit, e cila njohu monitorët si më të mirët e industrisë me ekranin e lakuar dhe performancë të lartë 1000R dhe çertifikatën ‘Eye Comfort’.

“Samsung po mban pozicionin e tij si udhëheqësi global i tregut të ekraneve të lojrave me risi të vazhdueshme në krijimin e përvojave gjithëpërfshirëse të lojërave të gjeneratës së ardhshme, duke shtyrë kufijtë e asaj që është e mundur,” tha Hyesung Ha, Zv. President i Departamentit Visual Display në Samsung Electronics. “Monitori i lakuar Samsung Odyssey G7 është kombinimi i fundit i lakimit, rehatisë dhe avantazhit konkurrues, duke i dhënë lojtarëve performancën e përparuar që u duhet dhe kërkojnë.”

G7 në 27- dhe 32-inç jep një rifreskim të shpejtë 240Hz, kohë përgjigjeje 1ms dhe lakim të thellë 1000R, duke i dhënë lojërave një avantazh inovativ. Lojtarët gjithashtu mund të përfitojnë nga Wide Quad-High Definition (WQHD; rezolucion 1.460 × 1,440), raporti 16: 9, shkëlqim maksimal 600 cd/m2 dhe teknologjia Quantum Dot për prezantim jashtëzakonisht të saktë të ngjyrave, pavarësisht nga ndriçimi.

Samsung gjithashtu përfshiu elemente të dizajnit futurist bazuar në vëzhgimin e tendencave të tregut dhe reagimet e mbledhura nga konsumatorët. Ngjyra e zezë mat është kombinuar me një sistem ndriçimi që ndryshon ngjyrat në pjesën e pasme që mund të mbetet statik ose i zbehtë gjatë lojës, si dhe të ndryshojë ngjyrat bazuar në preferencat e lojtarit.

Ekrani më i fundit i lakuar i lojrave nga Samsung, G7, gjithashtu mbështet NVIDIA G-SYNC® Compatibility dhe Adaptive Sync në DP1.4, duke u ofruar lojtarëve lojëra jashtëzakonisht dinamike dhe të rrjedhshme gjatë çdo skenari.

Për më shumë informacion, vizitoni https://displaysolutions.samsung.com/monitor/odyssey.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori