Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thënë se ende mendon shumë për Paulo Dybalan për Kampionatin Botëror. 

La Joya është lënë jashtë kombëtares për ndeshjen me Italinë dhe Spanjën, sikurse që është lënë jashtë edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi.


Sampaoli ka thënë se ende nuk është vendosur për skuadrën që do të luajë në Rusi.

GettyImages 695617514 Paulo Dybala te Argjentina. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images)

“Nuk është korrekte të thuash se Paulo është jashtë Kampionatit Botëror”.

“Ai nuk është këtu, pasi dëshiroja t’i shihja disa lojtarë të tjerë. Ai ende është shumë në mendjen time, e ka ende rastin ë të ftohet”.

“Mendoj se ai ka gjasë 70 deri në 80 për qind, por do të llogariten edhe lëndime   dhe do tu jepet mundësi të tjerëve”.

GettyImages 694107884 Jorge Sampaoli. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

"Ka një listë të avancuar, por nuk është vendosur e gjitha", ka thënë Sampioli.

Argjentina është në grup me Kroacinë, Nigerinë dhe Islandën. /Telegrafi/

telegrafi sport app