Në kuadër të samitit të "Open Balkan" janë nënshkruar pesë marrëveshje mes tre Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Marrëveshja e parë e nënshkruar është për një treg të përbashkët dhe të lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor, është marrëveshja e dytë.

Ndërsa, marrëveshja e tretë ka të bëjë për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

Dy marrëveshjet tjera janë për njohje e ndërsjellë të Operatorit ekonomik për Siguri ndërmjet vendeve respektive.

Kujtojmë se takimi i fundit në kuadër të nismës “Open Balkan” u mbajt më 4 nëntor në Beograd, ku liderët konfirmuan edhe njëherë premtimin se nuk do të ketë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se ata do të mund të lëvizin lirisht në të tre vendet.

Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim. /Telegrafi/