Lidhja Demokratike e Kosovës u kritikua për lidhje të fuqishme me zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, para pak ditësh nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Gërvalla derisa kritikoi LDK-në, tha se disa zyrtarë të kësaj partie kanë qëndrime të afërta më PDK-në dhe se po ashtu ata kanë lidhje të fuqishme me Sami Lushtakun (PDK).
Por, këto deklarata të ministres Gërvalla i ka quajtur qesharake, zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku.
Lushtaku në një prononcim për Telegrafin tha se ai ka miq në të gjitha partitë dhe jo vetëm në LDK.
“Është qesharake deklarata e ministres Gërvalla. Unë kam shok edhe në Vetëvendosje, nuk kam vetëm në LDK. Ne partitë politike kemi miq e shok”, u shpreh ai.
Tutje, Lushtaku deklaroi se bazuar në deklaratat e ministres Gërvalla, ajo ka dëshirë të merret me të, derisa e ftoi atë për takim ku edhe mund të flasin.
“Hajde ulemi bashkë, është banale me thënë ashtu. A nuk duhet unë me pas miq në partitë tjera, është për keqardhje deklarata e saj. Më shumë kam miq në VV se në LDK”, ritheksoi ai.
Ndryshe, Gërvalla para disa ditësh kishte deklaruar se largimi i saj nga LDK nuk ka qenë i rastësishëm.
“Presidentja Osmani dhe unë nuk jemi larguar papritur nga LDK. Ne kemi luftuar me vite të tëra kundër të tjerëve për degradimin total të kësaj partie. Që nga viti 2013 bashkë me Osmanin dhe të tjerë jemi përpjekur ta ndalim degradimin e partisë, por nuk kemi mundur. As emrin nuk duan ta kenë LDK-në. Lidhjet me të fuqishme i kanë me Sami Lushtakun”, pohoi ndër tjera ajo.
Lidhur me deklaratat e ministres Gërvalla, Telegrafi ka tentuar ta marrë edhe një koment nga zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e lajmit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës