Kandidati për asamble komunale të Prishtinës, Sami Boroci ka kaluar një mbrëmje me sportistë të kryeqytetit me të cilët ka folur për nevojat e tyre e për vizionin e projektet tona.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Borocit tha se si një nga ta, i mirëkupton plotësisht nevojat e tyre “sepse me sfida të tilla jam ballafaquar si futbollist, e si drejtues klubi poashtu”.


“Për mua, infrastruktura sportive është prej prioriteteve kryesore, e ky edhe është obligimi ynë si institucione e përfaqësues të tyre, andaj edhe në të kaluarën jam angazhuar fortë për infrastrukturë, e do të angazhohem edhe më fortë në mandatin e ri. Ne të ju bëjmë kushtet infrastrukturore të punojnë e ndihen si profesionistë, e ata t’i organizojnë e mbajnë klubet - e të na bëjnë krenar me tituj e suksese. Ju faleminderit për gjithçka që bëni kampionët tanë”, ka shkruar Boroci në Facebook. /Telegrafi/