LAJMI I FUNDIT:

Sallahu nga LVV: Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet, vota e tij duhet të shpallet e pavlefshme

Sallahu nga LVV: Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet, vota e tij duhet të shpallet e pavlefshme

Përfaqësuesi ligjor i Grupit Parlamentar të LVV-së, Blerim Sallahu në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e votimit të Qeverisë Hoti, ka paraqitur argumentet e tyre, duke konsideruar se zgjedhja e kësaj qeverie është antikushtetuese.

Sallahu ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e duhura, pasi që deputeti Etem Arfiki ka qenë i dënuar.

“Qeveria nuk ka arritur ti marrë 61 vota, kjo për arsye se deputeti Etem Arifi e ka humbur mandatin për faktin se është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për veprën penale “mashtrim me subvencione” dhe rrjedhimisht përbërja e Qeverisë nuk ka shumicën e votave për zgjedhjen e saj”, ka thënë Sallahu, raporton Telegrafi.


Ai ka shtuar se deputeti Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si kandidat për deputet në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, pasi që i njëjti ka qenë i dënuar.

“Për të kuptuar çështjen kontestuese, i kujtojmë Kushtetueses se pezullimi apo kufizimi i të drejtave politike parashihet me ligj. Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet pasi ai është dënuar me burgim efektiv. Është papërgjegjësi totale juridike”, tha Sallahu.

Ai shtoi se Arifi ka cenuar rëndë interesin publik nga momenti që ka kandiduar për deputet, dhe se vota e tij duhet të shpallet e pavlefshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori