Salih Sekiraqa dhe Robert Lluminca, të dyshuarit lidhur me përleshjen e armatosur në lagjen “Aktash”, janë dërguar në qendra të paraburgimit. Që nga dita e ngjarjes e deri tani ata ishin në QKUK duke u trajtuar nga lëndimet që kishin marrë në natën e 01.09.2024.
Mësohet se Salih Sekiraqa është dërguar në mbajtje të paraburgimit në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc.
Ndërsa për Robert Llumnica se është dërguar në qendrën e paraburgimit në Dubravë, për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i tij Arlind Jupolli.
Portali ka provuar të kontaktoj me avokatin e Salih Sekiraqës, Naser Sopjani por ka qenë i pa qasshëm. Gjithashtu portali ka bërë përpjekje për të marrë një përgjigje nga QKUK, përmes shefit të repartit të Ortopedisë, Xhavit Gashi, por që i njëjti ka qenë i paarritshëm.
Të dyshuarit ishin dy nga pesë personat e tjerë të dyshuar që kishin pësuar lëndime nga gjuajtjet me armë të zjarrit në natën e 01.09.2024 në lagjen “Aktash” të Prishtinës, ku një person kishte mbetur i vrarë.
Gjykata e Prishtinës më 01.10.2024 kishte marrë vendim me të cilin ju ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit lidhur me rastin e datës 01.09.2024, kur nga të shtënat me armë zjarri kishte mbetur i vrarë një person dhe 5 të tjerë ishin plagosur në lagjen Aktash të Prishtinës.
“Iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj. Paraburgimi sipas këtij aktvendimi, të pandehurve i llogaritet prej datës 02.10.2024 deri me datë 02.12.2024”- thuhej në vendimin e Gjykatës së Prishtinës.
Më 03.09.2024 Gjykata e Prishtinës kishte marrë vendim me të cilin ju kishte caktuar masën e paraburgimit pesë të dyshuarve.
Çka thotë dosja e Prokurorisë?
Sipas dosjes së Prokurorisë, më 01.09.2024 rreth orës 22:04 në kafiterinë “From” dhe jashtë saj, në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe raporteve të përkeqësuara mes të pandehurve Korab Gashi dhe Salih Sekiraqa, përkatësisht familjeve Gashi dhe Sekiraqa nga Prishtina, me qëllim të qërimit të hesapeve mes tyre, Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi të maskuar, të pajisur me armë zjarri pa leje, në bashkëkryerje dhe me qëllimin që të privojnë nga jeta Salih Sekiraqa, djalin e tij të mitur Sh.S. dhe Faton Abazi, hyjnë në lokalin-kafiterinë ‘From’, ku kishte pasur edhe persona të tjerë brenda”.
Dosja e Prokurorisë më tej shpjegon se me breshëri nga armë të gjata gjuajnë në drejtim të Salih Sekiraqa, djalit të mitur Sh.S. dhe Faton Abazi. Më pas, sipas Prokurorisë, Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi, fillojnë tërheqjen nga brenda kafiterisë dhe i bashkohet i dyshuari tjetër, Valdrin Ademi dhe persona të tjerë të dyshuar, të panjohur dhe vazhdojnë përleshjen me të Salih Sekiraqa dhe të dyshuarin Faton Abazi.
Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë, atyre u bashkohet edhe Robert Llumnica dhe persona të tjerë të panjohur, me ç’rast të Salih Sekiraqa, Faton Abazi dhe Robert Llumnica u shkaktojnë lëndime trupore.
Gjithnjë sipas dosjes së Prokurorisë, pasi i dyshuari Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi fillojnë të tërhiqen nga lokali-kafiteria “From”, të dyshuarit Salih Sekiraqa dhe Faton Abazi, duke mos u përmbajtur pas kalimit të rrezikut dhe pasojave të pësuara, me qëllim të privimit nga jeta të Korab Gashin dhe tani të ndjerit Premtim Gashi, nga brendësia e lokalit “From” dhe jashtë tij në vendin ku ka pasur persona të tjerë, fillojnë t’i gjuajnë me armët e zjarri pa leje të pandehurin Korab Gashi, Premtim Gashi dhe të dyshuarin Valdrin Ademi si dhe të pandehurit e tjerë të panjohur që u bashkohen këtyre të fundit.
Sipas Prokurorisë, përleshja e armatosur zhvendoset nga lokali-kafiteria “From” në rrugën “Gazmend Zajmi”.
Në dosjen e Prokurorisë shpjegohet se si pasojë e veprimeve të të dyshuarve Salih Sekiraqa, Faton Abazi dhe Valdrin Ademi si dhe të dyshuarve të tjerë ende të panjohur, privohet nga jeta tani i ndjeri Premtim Gashi, i cili goditet nga pesë plumba, prej tyre dy në këmbë, një në stomak dhe një kokë.
Sipas prokurorisë, të dyshuarit Korab Gashi dhe Valdrin Ademi pësojnë lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, për çka menjëherë pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes dërgohen për tretman mjekësor në QKUK. Ndërsa të dyshuarit e panjohur, dy prej tyre përmes përdorimit të mjetit motorik me katër rrota, largohen në drejtim të pjesës së epërme të rrugës “Gazmend Zajmi” dhe të tjerët largohen nga pjesa anësore e epërme e lokalit “From”. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe