LAJMI I FUNDIT:

Salah në fanellën e “klubit të ri” – a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?

Salah në fanellën e “klubit të ri” – a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?

Njeriu i parë i Arabisë Saudite për sport, Turki Alalshikh, ka publikuar një imazh të krijuar të Mohamed Salah në fanellën e klubit të tij të ri.

Lojtari më i mirë deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier ende nuk e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin, ndonëse ka hyrë në muajt e fundit të angazhimit aktiv në klub, kështu që mund të negociojë me të gjitha klubet e tjera.

I pakënaqur me ofertën që mori nga Liverpool, Salah njoftoi se mund të largohet nga klubi. Mesa duket për të ushtruar presion te drejtuesit e klubit, nga të cilët dëshiron të arrijë përmbushjen e objektivave financiare, egjiptiani së fundmi njoftoi largimin nga klubi.


“Ky është viti im i fundit në klub dhe dua të bëj diçka të veçantë për qytetin. Edhe pse ne kemi pritur për atë titull për më shumë se 30 vjet, pandemia ka penguar një festë të vërtetë. Shpresoj që këtë vit të kemi mundësi për ta bërë atë si duhet”, ka thënë Salah.

Egjiptiani më pas shpjegoi se ishte i pakënaqur me faktin se nuk kishte përparim në negociata.

“Deri tani? Po. Në gjashtë muajt e fundit nuk ka pasur përparim në negociatat. Jemi larg një marrëveshjeje, kështu që tani mund të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, potencoi Salah për Sky Sports dhjetë ditë më parë.

Formacioni me yjet që u skadon kontrata në verë: Një ekip ëndrrash që mund ta shkundë tregun e transferimeve
Lexo po ashtu Formacioni me yjet që u skadon kontrata në verë: Një ekip ëndrrash që mund ta shkundë tregun e transferimeve

Nëse ai largohet nga Liverpool, dy oferta fitimprurëse janë në dispozicion për Salah. Njëra është nga Paris Saint Germain, ndërsa tjetra nga Arabia Saudite.

Njeriu i parë i Arabisë Saudite për sport, Turki Alalshikh, ka trazuar publikun sot duke postuar një foto të Salah me një fanellë të Al-Hilal.

Klubi më i fuqishëm saudit ka sjellë tashmë yje të shumtë në radhët e tij, por është i pakënaqur me investimin e Neymar, ndaj sjellja e Salah do të ishte marrëveshja më domethënëse në historinë e klubit.

Salah kishte oferta nga Arabia Saudite më parë, por ai refuzoi 150 milionë euro nga klubi i Ligës Saudite, Al-Ittihad gjatë verës.

Megjithatë, pasi atij i skadon kontrata në më pak se gjashtë muaj, egjiptiani tani do të pranonte një shifër dukshëm më të ulët nga Arabia Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Salah në fanellën e

Salah në fanellën e "klubit të ri" - a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?

Premier League
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Kalo në kategori