Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali, për dy ndeshjet e “Play-off”-it të Ligës së Kombeve.
Dardanët do të përballen me Islandën më 20 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ndeshjen e kthimit e luajnë më 23 mars në Murcia të Spanjës.
Sulmuesi i Hamburgut, Emir Sahiti, pas stërvitjes u shpreh i entuziazmuar për sfidën e radhës:
“Është ndjenjë e mirë të jesh gjithnjë pjesë e kombëtares. Atmosfera është shumë e mirë. Jemi kënaqur të gjithë së bashku, jemi bërë si familje dhe shpresojmë këto dy ndeshjet të tregojmë veten. Luajmë në shtëpi ndeshjen e parë dhe duhet të fokusohemi 100 %”.
“Për këtë ndeshje duhet të koncentrohemi vetëm te vetja jonë. Kemi lojtarë të mëdhenj dhe të talentuar, prandaj duhet ta fitojmë këtë ndeshje në shtëpi. Synimi jonë është ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve”, deklaroi Sahiti.
Ndërkaq, talenti 16-vjeçar i Stuttgarter Kickers U17, Lirjon Abdullahu, u shpreh i lumtur që po grumbullohet me ekipin e parë.
“Nuk e kam pritur ftesën, sepse jam 16-vjeçar. Megjithatë jam i kënaqur për të treguar vlerat e mia në Kombëtaren A. Më kanë pritur shumë mirë. Nuk e kanë pritur edhe të tjerët që mund të jetë pjesë e grumbullimit një 16-vjeçar”.
“Por, i falënderoj të gjithë për pritjen e mirë. Për një 16-vjeçar nuk është lehtë të përfshihet në ekipin A dhe t’i tregojë vlerat e tij. Është ndjenjë e mirë të luash për Kosovën. Dua t’u tregoj të gjithëve se çfarë di unë”, deklaroi ai.
Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër (e martnë) në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje – klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren