Shumë ekspert të futbollit ka vënë në dyshim mentalitetin e Manchester United këtë sezon, dhe veçanërisht rolin e luajtur nga Cristiano Ronaldo që është rikthyer në klub.

Pavarësisht se mundi Brentfordin 3-1, Ronaldo ishte dukshëm i mërzitur për shkak se u largua nga loja, duke u zëvendësuar me Harry Maguire kur ndeshja ishte 2-0 në minutën e 71-të.


Megjithatë, ish-bashkëlojtari i sulmuesit portugez, Louis Saha, ka sugjeruar që skuadra aktuale e Manchester United duhet të mësojë më shumë nga ylli i tyre.

Rangnick Ronaldo

“Nëse ndonjë lojtar ka të drejtë të thotë mendimin e tij në dhomën e zhveshjes, ai është Cristiano Ronaldo”.

"Shumë nga këta lojtarë të rinj ende nuk kanë lënë gjurmë. Ata nuk kanë dëshmuar asgjë. Ata mund të kenë disa ndeshje ndërkombëtare, por çfarë kanë fituar?"

“Si lojtar, nëse nuk mund të pranosh kritikat, kjo nuk është normale, sepse ai e thotë këtë vetëm për të ndihmuar lojtarët të përmirësohen”.

6.ronaldo

"Ai dëshiron të fitojë trofe ndërsa është atje dhe di si ta bëjë këtë, kështu që lojtarët duhet ta dëgjojnë atë. Po, por për arsyet e duhura. Nuk është negative", ka thënë Saha.

Saha ndau dhomën e zhveshjes së Manchester United me Ronaldon midis 2004 dhe 2008.

e8b68517ac9c8f8c9a2c414ac01b53c0c64f6716

Gjatë kësaj kohe në klub, ata ishin pjesë e një prej skuadrave më të mira të Manchester United nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, duke fituar dy herë Ligën Premier dhe një herë Ligën e Kampionëve në vitin 2008. /Telegrafi/

telegrafi sport app