LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane nuk i harron punëtorët e Liverpoolit, dërgoi 150 dhurata të njëjta për të gjithë – por një fakt i bëri tifozët të tallen

Sadio Mane nuk i harron punëtorët e Liverpoolit, dërgoi 150 dhurata të njëjta për të gjithë – por një fakt i bëri tifozët të tallen

Sadio Mane u transferua nga Liverpooli te Bayern Munich këtë verë, pasi  gjermanët paguar 32 milionë euro.

Sulmuesi senegalez ka shënuar dy gola për kampionët e Gjermanisë në tri ndeshje të deritanishme.

Mane njihet si një humanitar i madh, i cili ndërton spitale dhe investon në infrastrukturë dhe arsim në vendlindjen e tij, Senegal, por ai befasoi shumë me një dhuratë që e dërgoi për punonjësit e Liverpoolit.


Mane dërgoi gjithsej 150 dhurata për punonjësit në të gjithë sektorët e Liverpoolit si shenjë falënderimi për gjithçka që kanë bërë për të gjatë gjashtë viteve të fundit.

Të gjithë në klub, nga pastruesit e deri te rojet e sigurisë, morën një pako me çokollata, një foto të Manes dhe një falënderim të firmosur personalisht.

Shumë shpejt fotot e dhuratës u përhapën në rrjetet sociale, ku disa nga tifozët filluan të tallen me faktin se ai vendosi foton e tij në çokollatë, diçka e papritur.

https://twitter.com/thenewshooked/status/1559928719183077376

Mane luajti për Liverpoolin që nga viti 2016 dhe pas 269 ndeshjeve të luajtura dhe 120 golave, vendosi të largohej nga klubi. Ai ka luajtur edhe te Metz, Salzburg dhe Southampton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Reagon edhe Jude Bellingham: Ka video për të treguar realitetin

Reagon edhe Jude Bellingham: Ka video për të treguar realitetin

La Liga
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt

La Liga
Më shumë padrejtësi për Bellingham: Sa ndeshje pritet të dënohet për kartonin e kuq

Më shumë padrejtësi për Bellingham: Sa ndeshje pritet të dënohet për kartonin e kuq

La Liga
Chelsea ofron 90 milionë euro për lojtarin që i shpartalloi së fundmi

Chelsea ofron 90 milionë euro për lojtarin që i shpartalloi së fundmi

Premier League
Ancelotti mohon fjalët e gjyqtarit për atë që ia tha Bellinghami

Ancelotti mohon fjalët e gjyqtarit për atë që ia tha Bellinghami

La Liga
Kalo në kategori