Ndonëse në gjendje të rëndë ekonomike, qytetarët e Kosovës shpenzojnë shuma të mëdha për natën e Vitit të Ri.
Shuma që qytetarët shpenzojnë për ndërrimin e moteve është shumë e lartë në krahasim me pagën minimale në vend e gjithashtu duke përfshire numrin e lartë të papunësisë.
Qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë theksuar se për natën festive shpenzojnë përafërsisht 300 euro.
Valon Mulolli, qytetar i Prishtinës, thotë se në natën e Vitit të Ri, familja e tij shpenzon afër 250 euro.
Ndërsa, sipas tij, ia vlen të japësh këtë shumë parash.
“Nëse e presim Vitin e Ri vetëm me familje të ngushtë normal që shpenzimet kena me i pasë ma t‘vogla. Po na jemi familje bajagi e madhe e gjithë mblidhemi te na për me festu natën e Vitit të Ri. Nuk e di me shifra por po them ndoshta deri 250 harxhojmë. Po i llogarit këtu edhe fishekzjarret”, tha Mulolli.
“Ndoshta është nata e vetme e vitit që mblidhemi bashkë, pra deri diku ia vlen po normal jo me shpenzu shumë, duke pasë parasysh vendin tonë të varfër”, shtoi qytetari.
Të paarsyeshme shpenzimet e mëdha, e sidomos ato për mjete piroteknike, i konsideron Kastriot Zeneli nga komuna e Podujevës.
Shpenzimet në mjete piroteknike, sipas tij, janë shumë të tepërta duke krahasuar me gjendjen ekonomike në vend.
“S’është që shpenzojmë ashtu shumë, po një mesatare po. Unë si student nuk e shoh shumë te arsyeshme që brenda një nate të shpenzosh pothuajse sa një pagë mesatare në Kosovë. Megjithatë aq sa ke, aq shpenzon. Duke e pa gjendjen këtu nuk e kisha pa shume të arsyeshme gjithë ato shpenzime, plus fishekzjarre,janë shumë për xhepin e kosovarëve”, u shpreh Zeneli për Kallxo.com.
Në anën tjetër, një kryefamiljare, Hava Bejtullahu, i arsyeton shpenzimet, sado të jenë ato, pasi që bëhet “njëherë në vit”.
“Si kryefamiljare mundohemi që edhe ne të kemi një festë të hareshme në familje edhe pse po na kushton paksa, por njëherë në vit besoj që ia vlen me bo diçka paksa ma të veçantë, duke e ditë që edhe përmbyllet viti edhe i festojmë sukseset qe kemi arrit gjatë krejt vitit”, tha ajo.
Ajo shton se familja e saj shpenzon rreth 200 euro në produktet ushqimore dhe festive.
“Varet tash s’po mund te them saktë sa mundemi me shpenzu por rreth 200 euro. Kur je shume anëtarë normal që ki me shpenzu ma shumë. Po nëse nisemi prej aspektit ekonomik edhe nivelit të punësimit në Kosovë unë kisha me thanë që harxhojna edhe pse mbesim keq tani. Nuk di tash mujna me gjetë arsye qoftë ashtu qoftë kështu ama në përgjithësi si popull e kemi dëshirë pak çejfin edhe nuk e këqyrim fort sa po harxhojna qoftë edhe për një natë”, tha Bejtullahu.
Ndërsa, Xhafer Neziri nga komuna e Prishtinës theksoi se për një festim 5-6 orësh është e tepërt të shpenzohet shumë.
“Vallahi boll shumë, një pjesë e parave goxha të mira. S’po kem çka me bo, fëmija po dojnë bredha e këto zbukurime çka po janë. Po bohen boll valla. Viteve të fundit diku mbi 150 euro po qashtu diçka kemi harxhu edhe pse po e dimë qe me këto rroga tona që i marrim qaty po i marrim qaty po na harxhohen”, u shpreh Neziri./Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës