Sa minuta duhet të bëni ushtrime kardio për të gëzuar përfitime në trup dhe tru

Ushtrimet aerobike apo ushtrimet kardio, mund të jenë gjëja më e përafërt me një ilaç magjik të cilin mund ta kemi
Një numër i madh i hulumtimeve sugjerojnë se kur bëjmë ushtrime të rregullta fizike të cilat e rrisin pulsin e zemrës tonë dhe na nxisin të lëvizim e të djersitemi për një periudhë të caktuar kohore, gjëra magjike i ndodhin trupit dhe trurit tonë, transmeton Telegrafi.
Ne mendojmë më qartë, ndjehemi më mirë në përgjithësi, dhe me ndihmën e këtyre ushtrimeve i mbajmë larg disa sëmundje të cilat shfaqen me moshën.
Në përgjithësi, hulumtimet sugjerojnë se gjëra magjike ndodhin kur ushtroni për minimum 30-45 minuta.
Një studim tjetër i publikuar në maj të këtij viti, kishte zbuluar se të moshuarit e moshës 60-88 vjet, të cilët kishin ecur nga 30 minuta për katër ditë në javë, pas 12 javëve ata kishin pasur lidhje më të fortë në regjionin e trurit ku lidhje të dobëta kishin qenë të ndërlidhura me memorie më të dobët. /Telegrafi/


















































