Shumica prej nesh i kemi tualetet e mbushura me shumë produkte të bukurisë.

Duke filluar nga kremat, shamponët, buzëkuqtë, etj.


Disa prej këtyre gjërave i kemi blerë, disa i kemi pranuar si dhurata, e disa tjera janë aq moti saqë kemi harruar se përse i kemi ato, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ne vazhdojmë t’i mbajmë këto produkte dhe i injorojmë afatet e skadimit.

Por, përdorimi i produkteve të bukurisë të cilave u ka skaduar afati mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore.

Prandaj, më poshtë e keni një listë që tregon se sa gjatë guxoni t’i mbani produktet e ndryshme të bukurisë.

Guxoni t’i mbani 2-3 muaj
- Maskarat
- Maskat e fytyrës

Guxoni t’i mbani 6-12 muaj
- Elajnerin e lëngët
- Kremin e syve
- Pastruesin e fytyrës
- Serumin

Guxoni t’i mbani 1 deri në 1 vit e 5 muaj
- Shkëlqyesin e buzëve
- Kremin e fytyrës
- Kremin kundër diellit
- Sapunin
- Xhelin e dushit
- Xhelin e vetullave

Guxoni t’i mbani deri në 2 vjet
-
Lapsin e syve dhe të buzëve
- Ngjyrën e thonjve
- Locionin e trupit

Guxoni t’i mbani deri në 3 vjet
- Shamponin
- Zbutësin
- Parfumin
- Sprejin e flokëve. /Telegrafi/