LAJMI I FUNDIT:

Rusët shtruan drekë në Kombet e Bashkuara, ukrainasit nervozohen me atë çfarë shkruante në meny

Rusët shtruan drekë në Kombet e Bashkuara, ukrainasit nervozohen me atë çfarë shkruante në meny

Federata Ruse organizoi një drekë më 9 korrik për të festuar presidencën ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shfaqur në meny ushqimin ukrainas të pulës Kyiv, shkruan e përditshmja Ukrinform.

Ky festim ndodhi një ditë pasi forcat ruse bombarduan spitalin e fëmijëve Okhmatdyt në Kiev, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe 32 tjerë u lënduan.

Tetë prej fëmijëve u hospitalizuan pas këtij sulmi vdekjeprurës, kurse Këshilli i Sigurimit më 9 korrik, diskutuan sulmin rus në një takim emergjent të organizuar, transmeton Telegrafi.


Menjëherë pas kësaj seance, delegacioni rus shtroi drekë, kurse në një fotografi të postuar të menysë shihet edhe specialiteti i pulës së Kievit.

“Degradimi moral i diplomacisë ruse është i dukshëm”, tha për Ukrinform, Sergiy Kyslytsya, përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kyslytsya gjithashtu tha se kjo drektë ishte paguar  me “paratë e përgjakura”. E gjatë takimit emergjent, disa vende anëtare të Këshillit të Sigurisë dënuan sulmi me raketa – ku delegacioni rus tentonte të mohonte përfshirjen.

“Po të kishte qenë sulm rus, nuk do të mbetej asgjë nga ndërtesa dhe të gjithë fëmijët do të vriteshin e jo plagoseshin”, tha Vasily Nebenzya, përfaqësuesi rus në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori