Rusët po i mirëpresin si çlirimtarë mercenarët e Wagnerit

Mercenarët rus të Wagnerit nuk hasën në asnjë rezistencë nga popullata vendase në marshimin e tyre drejt Moskës, përkundrazi, shumica u pritën krahëhapur, ku u shërbyen me ushqim dhe ujë.
Lideri i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, komentoi "mirëpritjen e ngrohtë" që u bëjnë qytetarët në afërsi të Rostovit.
"Rrugës nuk vramë asnjë person. Hymë në Rostov. Pa gjuajtur asnjë plumb, pushtuam ndërtesën e ushtrisë në Rostov. Nuk ndërhymë në punën e askujt. Ka njerëz që qëndrojnë në rrugë me flamujt e PMC (Wagner ). Në dyqanet ushqimore djemve tanë u ofrohet ushqim falas”, tha ai.
Në një nga videot, civilët rusë shihen duke iu sjellë ushqim dhe ujë mercenarëve të grupit Wagner.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, Wagner nën udhëheqjen e Prigozhinit filloi një rebelim të armatosur, duke pushtuar qytetin e Rostov-on-Don.













































