LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Presim që sa më shpejt të lejohen të hyjnë kamionët në Kosovë, Serbia nuk ka arsye për bllokadë

Rukiqi: Presim që sa më shpejt të lejohen të hyjnë kamionët në Kosovë, Serbia nuk ka arsye për bllokadë

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka reaguar pas bllokimit të operatorëve ekonomik të Kosovës nga ana e Serbisë.

Rukiqi ka thënë se “qarkullimi i mallrave në rajon, sidomos në kohë të pandemisë duhet të funksionojë në bazë të rregullave dhe praktikave, tashmë të miratura nga CEFTA, të njohura si ‘Green Lanes’ apo korridore të lira, që mundësojnë arritjen e mallrave në destinacion në një kohë optimale dhe barriera të pritjes në kufi”.


Rukiqi ka thënë se Serbia nuk ka asnjë arsye të bëjë bllokade, dhe që sa më shpejtë duhet të lejohet hyrja e kamionëve në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Gjatë ditës kam biseduar me homologet ë mi nga Odat Ekonomike të Rajonit, përfshirë edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë. Me të gjithë jemi pajtuar që duhet angazhim nga të gjithë që të mos lejohet asnjë pengesë në qarkullimin e mallrave, që të mos rrezikohet asnjë mënyre zinxhiri furnizues. Presim që shumë shpejt do të lejohet hyrja e kamionëve në Kosovë, të cilët janë bllokuar sot në kufirin serb. Nuk ka asnjë arsye për asnjë bllokadë”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Abdixhiku: Bllokimi i operatorëve ekonomik nga Serbia, veprim çnjerëzor
Lexo po ashtu Abdixhiku: Bllokimi i operatorëve ekonomik nga Serbia, veprim çnjerëzor

Rukiqi në fund të shkrimit ka lutur të gjitha ndërmarrjet që kanë problem me qarkullim, ta kontaktojnë atë përmes email: berat.rukiqi@oek-kcc.org dhe olivera.ceni@oek-kcc.org /Telegrafi/