LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Fushata kundër gastronomisë duhet të ndalet

Rukiqi: Fushata kundër gastronomisë duhet të ndalet

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka kërkuar që fushata kundër bizneseve të gastronomisë, duhet të ndalet.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se ka mbi 50% rënie të qarkullimit te bizneset e gastronomisë, duke përfshirë edhe ato që nuk e prishin qetësinë publike.

Ai ka bërë të ditur se gjobat, kanë arritur në mbi 1 mijë euro, transmeton Telegrafi.


“Mbi 50% kemi rënie të qarkullimit te bizneset e gastronomisë, përfshirë edhe biznese që në asnjë moment nuk e prishin qetësinë publike. Brenda një jave, mesataret e gjobave kanë arritur në 1000 euro, në secilin nga këto biznese. Për ata të cilët nuk e kanë fituar asnjë cent të merituar në jetën e vetë, këto humbje nuk kanë kuptim, por për ata që nuk e kanë të fituar asnjë cent nga puna apo paraja publike, çdo cent ka vlerën e vet”, ka shkruar Rukiqi.

Sipas tij, dëmet në gastronomi janë zinxhirore, duke filluar nga sektori prodhues, deri te tregtia me shumicë e pakicë.

“Një fakt nuk duhet të anashkalohet: dëmet ne gastronomi kanë efekte zingjirore në sektorin prodhues, në tregtinë me shumicë në tregti me pakicë, shërbime të ndryshme, patundshmëri, etj. Fushata kundër gastronomisë duhet të ndalet”, përfundon postimi i Berat Rukiqit. /Telegrafi/