Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, me Muhamet Hajrullahun në Telegrafi.com ka thënë se dy muaj pas vendosjes së masave detyruese për mbylljen e ekonomisë, ende asnjë masë e Pakos Emergjente Fiskale që e prek sektorin privat nuk është zbatuar në tërësi.
Rukiqi thotë se nuk është dashur të injorohet biznesi kur tani në këtë kohë të pandemisë së COVID-19 ka vështirësi.
“Kritika e parë në raport me Pakon Emergjente është vetë mënyra e zbatimit në kuptimit të qënurit emergjente. Dy muaj pas vendosjes së masave detyruese për mbylljen e ekonomisë, ne ende asnjë masë që e prek sektorin privat nuk e kemi zbatuar në tërësi”, tha Rukiqi.
Ai tha se nuk ka qenë e lehtë të arrihet një konsensus për përkrahjen e ekonomisë.
“Nuk ka qenë e lehtë të arrihet një konsensus për këtë pjesën e përkrahjes për ekonomi, duke qenë një situatë të vështirë të vendimmarrjes. Për neve ka qenë shqetësuese kjo situatë, duke e ditur që në situata normale nuk dinë të sillen mirë në raport me ekonominë, sidomos në atë se çfarë duhet të përkrahet ose si duhet të përkrahet sektori privat, prandaj ka qenë esenciale që të angazhohemi dhe ta bëjmë një presion pozitiv, edhe pse nganjëherë mund të keqkuptohet, por megjithatë është arritur në konsensus që ekonomia duhet të përkrahet në mënyrë urgjente”, tha ai.
Sipas Rukqit, biznesi në këtë kohë ka pasur vështirësi dhe për këtë nuk është dashur të injorohet.

“Nuk ka rëndësi ndonjëherë vlera e përkrahjes, por ka rëndësi koha e zbatimit dhe mënyra e zbatimit të asaj përkrahje. Kjo është shumë e rëndësishme për sektorin privat. Nuk është dashur të injorohet tani kur ka vështirësi të biznesit. Ne kemi të bëjmë me një strukturë të ekonomisë që nuk ka as rritje ekonomike të qëndrueshme, nuk ka as shumë burime të financimit, e të njëjtën kohë nuk ka ndonjë bazë të shëndosh”, shtoi ai.
Në këtë intervistë, Rukiqi ka folur edhe për modelin e ri që ekonomia e Kosovës duhet ta zbatoj pas pandemisë si dhe për për gjendjen e ekonomike pas fazës së dytë të hapjes ekonomike në vend. Gjithashtu ai ka folur edhe për masat për adaptim në vendet e punës duke u respektuar vendimet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/
Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë