Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë filluar përgatitjet për ndeshjet shumë të rëndësishme që do t’i zhvillojnë këtë muaj.
Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të synuar kualifikim në rrethin e ardhshëm. Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.
“Të martën mbrëma kemi mbajtur stërvitjen e parë, ku atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë. Basketbollistët janë të motivuar dhe sigurisht se do të japin maksimumin në dy takimet që do t’i kemi gjatë muajit shkurt”.
“Unë besoj fuqishëm në basketbollistët e Kosovës se do t’i qasen ndeshjeve me seriozitetin më të madh e të kualifikohemi në rrethin e ardhshëm, që do të ishte historike për basketbollin e Kosovës”.
“Angazhimi nuk ka munguar asnjëherë dhe sigurisht se nuk do të mungoj as kësaj radhe. Ndeshja e parë do të jetë ndaj Luksemburgut, ku besoj në fitore, ndërsa më pas do të kemi sfidën vendimtare me Sllovakinë. Kësaj radhe do të jemi pa mangët pa publikun, që gjithmonë kanë dhënë mbështetjen e tyre, por besoj që të gjithë do të përkrahin Kosovën për tu kualifikuar në rrethin e ardhshëm”, ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.
Kosova A më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, kurse më 20 Shkurt me Sllovakinë. Përballjet zhvillohen nga ora 19:00. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë, ashtu siç të gjitha takimet e Grupit B parakualifikues për Botërorin 2023.
Në këtë grup, Islanda është lidere me tri fitore dhe një humbje, nga dy fitore kanë Kosova dhe Sllovakia, kurse Luksemburgu ndodhet në vendin e fundit me një fitore dhe tri humbje.
Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.
Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuperkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
Juventusi shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të verës me Man Utd
Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti