LAJMI I FUNDIT:

Ruçi dekorohet me medaljen për Liri dhe Pavarësi nga presidenti Thaçi

Ruçi dekorohet me medaljen për Liri dhe Pavarësi nga presidenti Thaçi

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi është pritur në një takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ruçi është dekoruar nga presidenti Thaçi me medaljen për Liri dhe Pavarësi.


Presidenti i Kosovës tha se ky çmim i jepet Ruçit për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë është shprehur i befasuar me këtë dekoratë që i është dhënë nga shteti i Kosovës në vizitën e tij të parë si kryetar Kuvendi.

“Kjo është dekorata e parë që unë marr nga presidenti I Kosovës, i jam shumë mirënjohës. Kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi, as mua dhe pavarësisht të gjithave… spektrit politik shqiptar, të gjithë deputetëve shqiptarë ka qenë ëndrra e të gjithëve ka qenë që pavarësia e Kosovës të bëhet realitet. Kështu që ky vlerësim që më behët mua sot unë ia atribuoj dhe ia dedikoj bashkatdhetarëve të mi në Shqipëri, pavarësisht se cilit spektër politik i takojnë”, tha Ruçi.