Trajneri Ruben Amorim thotë se është edhe menaxher i Manchester Unitedit prandaj nuk po e mendon fare largimin nga “Old Trafford”.

Man Utd ka dëshpëruar në paraqitjet e fundit duke marrë vetëm barazime, ku së fundmi u ndalë në shtëpi edhe nga Leeds Utd.


Sidoqoftë, Amorim ka bërë të qartë se nuk do të jep dorëheqje deri në momentin e shkarkimit, ose kur t’i skadon kontrata në fundin e vitit 2027.

“Unë erdha këtu për të qenë menaxheri i Manchester United, jo thjesht trajneri i Manchester United. Kjo është e qartë”.

“E di që emri im nuk është Tuchel, nuk është Mourinho, nuk është Conte, por unë jam menaxheri i Manchester United dhe kështu do të jetë për 18 muaj ose derisa bordi të vendosë të ndryshojë”.

“Nuk do të dorëhiqem. Do ta bëj punën time derisa të vijë një tjetër këtu për të më zëvendësuar. Dua vetëm ta bëj të qartë se do të jem menaxheri i kësaj skuadre, jo vetëm trajneri. Për këtë kam qenë shumë i qartë”.

“Kjo do të përfundojë pas 18 muajsh dhe më pas të gjithë do të vazhdojnë përpara. Ky ishte marrëveshja. Ky është roli im, jo të jem trajner”.

“Nëse njerëzit nuk mund t’i përballojnë Gary Neville dhe kritikat për gjithçka, atëherë duhet të ndryshojmë klubin”.

“Dua vetëm ta përsëris se kam ardhur këtu për të qenë menaxheri i Manchester United, jo thjesht trajneri. Çdo departament – departamenti i skautimit, drejtori sportiv – duhet ta bëjë punën e vet për 18 muaj dhe më pas vazhdojmë përpara”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man Utd aktualisht renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 31 pikë./Telegrafi/

telegrafi sport app