Ruben Amorim pritet të ndërmarrë masa drastike ndaj lojtarëve të tij të, sapo skuadra të kthehet nga turneu parasezonal në SHBA. 

Manchester United ka një ecuri të përsosur në ‘Summer Series’ të Ligës Premier, pasi mposhti West Hamin 2-1 dhe më pas shkatërroi Bournemouth 4-1 të enjten. 


Skuadra e Amorim do të përballet me Everton të dielën, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Ligës Premier. 

‘Djajtë e Kuq’ e mbyllën sezonin e kaluar në vendin e 15-të me vetëm 42 pikë, çka ka rritur ndjeshëm presionin mbi blerjet e reja si Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo për të përmirësuar fatin e klubit. 

Gjithashtu, klubi ka shpallur Benjamin Sesko si një ‘përforcim prioritar’, me Amorim që u shpreh mbi interesimin për sulmuesin e Leipzig pas fitores ndaj Bournemouth. 

Sidoqoftë, përforcimet nuk janë e vetmja çështje urgjente në ‘Old Trafford’, pasi klubi po punon aktivisht për shitjen e Tyrell Malacia, Antony, Jadon Sancho dhe Alejandro Garnacho. 

Këta katër lojtarë janë quajtur nga tifozët si “Bomb Squad”, një grup ku më parë bënte pjesë edhe Marcus Rashford përpara se të huazohej te Barcelona. 

Pas përjashtimit nga turneu në SHBA, katër lojtarët e përjashtuar pritet të përballen me izolim edhe më të madh në kthim në qendrën stërvitore të Carringtonit. 

Sipas centredevils, ata do të detyrohen të zhvendosen në dhomën e zhveshjes së ekipit U21 për pjesën e mbetur të verës. 

 Megjithatë, nëse nuk gjendet zgjidhje për largimin e tyre, mund të riintegrohen në skuadrën e parë./Telegrafi/

telegrafi sport app