Ruben Amorim ka reflektuar mbi evolucionin e tij si trajner, duke thënë se ndjehet më i fortë pas një viti sfidues në krye të Manchester United.

Në një prononcim për Stan Sport, trajneri portugez u shpreh se përvoja e ka forcuar dhe e ka përgatitur si për të tashmen, ashtu edhe për sfidat e së ardhmes.


“Kam mësuar shumë gjatë vitit të kaluar. Jam një trajner më i mirë tani dhe jam gati për të ardhmen, por edhe për të tashmen. Ishte një rrugëtim i vështirë, por i domosdoshëm”, ka thënë Amorim.

Pas një sezoni 2024/25 tejet të vështirë, ku United e mbylli në vendin e 15-të me 18 humbje në Ligën Premier, skuadra duket se ka rikthyer formën në javët e fundit.

Me tre fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, Man Utd aktualisht renditet në vendin e 7-të, një pozicion mbi Liverpoolin, duke sinjalizuar një rikthim të mundshëm në garë.

Amorim thekson se ky progres është rezultat i mësimeve dhe përvojave që e kanë transformuar si trajner, ndërsa thekson se ekipi i tij është i gatshëm për sfidat që i presin. /Telegrafi/

telegrafi sport app