Ruben Amorim e zbulon saktësisht arsyen pse Rashford nuk po luan për Man Unitedin

Ruben Amorim dha një përgjigje të shpejtë kur u pyet për ta shpjeguar arsyen pse Marcus Rashford nuk po luan për Manchester United.
United pësoi humbjen e gjashtë në Ligën Premier nën urdhrat e trajnerit të ri Ruben Amorim të dielën, pasi pësuan me rezultat 3-1 ndaj Brightonit në shtëpi.
Siç ka qenë i njëjti rast edhe në disa ndeshje, Rashford nuk ishte pjesë e lojtarëve të ftuar mes thashethemeve se do të largohet nga klubi këtë muaj.
Dhe Amorim nuk hezitoi për ta shpjeguar saktësisht se pse ai po e lë vazhdimisht Rashfordin jashtë listës së të ftuarve për ndeshjet e Unitedit.
Muajin e kaluar, Rashford tha në një intervistë se është i hapur të largohet nga klubi i fëmijërisë dhe të pranojë një sfidë të re diku tjetër.
Pas ndeshjes së të dielës, Amorim shpjegoi se këto fjalë kanë bërë që Rashford të mungojë tek Unitedi, pasi sulmuesi dhe tekniku portugez mendojnë se është më mirë që ai të kalojë më shumë kohë larg skuadrës.
“Rashford është jashtë momentalisht sepse ai nuk po luan. Pa marrë parasysh çfarë, unë nuk do ta vendos një lojtar që unë nuk besoj se është i mirë për skuadrën”.
“Është zgjedhja e tij. Nuk dua të fokusohem tek ky moment i keq sepse në ndeshjet që kemi humbur, Rashford nuk ishte aty. Nuk dua ta hedhë këtë tek Rashford”, ka thënë Amorim.
Paraqitja e fundit e Rashford për Unitedin erdhi më 12 dhjetor në udhëtim ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë