LAJMI I FUNDIT:

Rrushi: mbreti i bukurisë

Rrushi: mbreti i bukurisë

Përveç se është një frut shumë i shijshëm, rrushi përmban lëndë të ndryshme që mund të ndihmojnë lëkurën tonë të bëhet më e bukur dhe të na përmirësojë pamjen e jashtme.

Në fakt, qysh në lashtësi janë të njohura shumë mirë efektet e tij pastruese dhe rigjeneruese dhe tashmë industria kozmetike ka zbuluar se principet e tij aktive kanë mjaft fuqi antioksiduese, transmeton Telegrafi.

Principet aktive


Në vitet e fundit janë krijuar teknika moderne të marrjes së ekstraktit, të cilat kanë bërë të mundur krijimin e prodhimeve dermo-kozmetike në bazë të derivateve të rrushit si kremra, xhel, pastrues fytyre, maska, të cilat kanë këto veti:

• Hidratim – ushqim – tonifikim = ideal për lëkurat e mesograve dhe lëkura shumë të thata
• Mbrojtje nga radikalet e lira = për të parandaluar dhe penguar plakjen e lëkurës
• Efekt drenues dhe dobësues = shumë kremra kundër celulitit përdorin principet aktive
• Mbrojtje e venave të gjakut = mund të ndihmojnë në pakësimin e fryrjes dhe buhavitjes së këmbëve dhe problemeve me qarkullimin e gjakut.
• Purifikim = për të pastruar lëkurat e papastra

Principet aktive janë të pranishëm te tuli i rrushit, te farat si dhe te lëkura.

Banjë kundër buhavitjes

Për të lehtësuar buhavitjen e këmbëve na ndihmon rrushi! Ja si të bëni një banjë rigjeneruese dhe tonifikuese për të pasur këmbët më të lehta!

1) Hidhni në një tenxhere 400 gr. fletë rrushi
2) Lërini të ziejnë për 15 minuta
3) Kullojeni ujin dhe hidheni në vaskën e banjës
4) Zhytuni në vaskë dhe qëndroni për 15 minuta
5) Shtrihuni

/Telegrafi/