Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III drejt finalizimit të një tjetër viti të suksseshëm

Data 11 Shkurt shënoi startin e garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards ku shtëpia botuese ICTSmedia gjatë një takimi mbajtur në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh.
Menjëherë pas hapjes së aplikimeve, organizatorët e Albanin ICT Awards mbajtën takimet e para me aplikantë potencialë në qendra trajnimi dhe hulumtimi, në Universitete, në shkolla profesionale duke kulmuar me forumin e hapur mbajtur në Prishtinë me profesionistët e IT-së në mbarë Kosovën, një takim ky i cili gëzoi gjithë mbështetjen e Autoritetit të Shoqërisë së Informacionit. Një takim i ngjashëm u mbajt edhe në Shqipëri.
Gjithsej janë organizuar 15 takime ku i pari për edicionin e tretë të Albanian ICT Awards u mbajt në Prishtinë dhe pikërisht në Kolegjin Riinvest të Prishtinës. Më pas pasuan takimet në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Shkollën e Mesme Profesionale të Kamzës, Universitetin Epoka, Institutin Kanadez të Teknologjisë, Shkollën e Mesme Profesionale "Gjergj Canco", Universitetin Bedër, Shkollën Austriake "Herman Gmeiner", Universitetin për Biznes dhe Teknologji, Qendrën Bonevet, Universitetin AAB, Kolegjin Universitar Universum, Qendrën Prishtina HackerSpace dhe Universitetin e New York-ut në Tiranë.
Duke filluar nga data 16 Shkurt, të gjithë adhuruesit e teknologjisë kishin mundësi të aplikonin në konkursin mbarëkombëtar. Aplikimet do të mbyllen në datë 31 Mars, ndërsa mbrëmja gala gjatë së cilës do të nderohen me çmime edhe fituesit e këtij konkursi do të mbahet të premten e fundit të muajit Prill.
Risi e edicionit të III-të të Albanian ICT Awards janë dy çmime të reja: ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe ICT Femra Inovatore e vitit ku çmimi i fundit është një kategori e sugjeruar nga vetë kryeministri i Shqipërisë një vit më parë në mbrëmjen Gala të eventit të 25 Prillit. Pesë kategoritë e tjera tradicionale janë: ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vitit.
Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III vijon edhe me një takim të fundit në Fakultetin i Shkencave të Natyrës në Tiranë ditën e Hënë.
Të gjithë të interesuarit, për informacion apo për aplikimet mund vizitojnë faqen zyrtare të Albanian ICT Awards në www.ictawards.org. Ju kujtojmë se afati i fundit i aplikimeve është data 31 Mars ora 00:00. (ICTSmedia/ICT Awards)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale "Dynatomics"

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja