Nga: Daut Dauti
Filmi Homeward [në origjinal Додому – Për në shtëpi], i xhiruar në vitin 2019 në regjinë e Nariman Alievit, është ndër filmat më të mirë të Ukrainës. Tregimi ka të bëjë me tatarët, gjegjësisht marrëdhënien mes babait dhe të birit nga ky etninicitet, që rrëfehet gjatë rrugës nga Kievi për në Krime. Babai, i shoqëruar nga djali, me makinën e tij e bartë kufomën e djalit të madh i cili është vrarë në luftën ruso-ukrainase. Babai dëshiron ta varrosë të birin në vendlindje, në Krime, mijëra kilometra larg morgut të Kievit.
Rrugës ka probleme për shkak të gjendjes së luftës dhe duhet që varrimi të bëhet në Krime, në mënyrë të fshehur, pasi që ky rajon tanimë është i okupuar nga rusët të cilët atij ia kanë vrarë djalin. Gjatë udhëtimit, në retrospektivë, tregohet e kaluara e vështirë e tatarëve, shumicën e të cilëve e kishte deportuar Stalini nga vendlindja e tyre, nga Krimea, por që disa kthehen pas rënies së komunizmit.
Më në fund, pas shumë problemeve të mëdha, babai ia doli të varrosë të birin, ashtu siç e kërkon adeti tatar dhe mysliman. Por, pak para varrimit, vdesë edhe babai. Djali që mbetet gjallë, në fillim duket se është ukrainizuar dhe ky është problemi që krijon kundërshtime me babanë i cili mëton t’i ruajë traditat tatare. Por, vrasja e vëllait, ngjarjet dhe biseda gjatë rrugës, ndikon që djali t’iu kthehet rrënjëve të veta etnike.
Alievi është ndër regjisorët më të mirë ukrainas. Ai me këtë film ka arritur që në mënyrë të shkëlqyeshme ta paraqesë dashurinë e prindit ndaj fëmijëve, atmosferën e rëndë të vdekjes, zymtësinë e gjendjes së jashtëzakonshme, shqetësimin e padurueshëm shpirtëror që krijon lufta, dëshirën për ta ruajtur origjinën, sakrificën për vënien e amanetit në vend, dashurinë dhe obligimin që ka njeriu ndaj vendlindjes.
Është film që nuk shikohet pa shqetësime dhe ky është efekti i dëshiruar i filmit dhe sukses i regjisorit dhe aktorëve të shkëlqyeshëm. Është nga filmat që nuk kërkojnë shumë para për t’i bërë, por që duhet mjeshtëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

LUNAPARK

A janë të gjitha pikturat politike?
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!
Italianët që projektuan Tiranën moderne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi