Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë hapet për vetura, për kamionë ende e bllokuar

Foto: Arkiv
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se është hapur për qarkullim për vetura rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë, por jo edhe për kamionë.
QKMK njofton se ndonëse rruga është hapur për qarkullim për vetura duhet të jenë me pajisje dimërore.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00 rruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































