LAJMI I FUNDIT:

16 të vdekur e 140 të lënduar nga goditja e rrufesë në kishë

16 të vdekur e 140 të lënduar nga goditja e rrufesë në kishë

Të paktën 16 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi rrufeja goditi një kishë adventiste të ‘Ditës së Shtatë’ në Ruandë.

Katërmbëdhjetë viktima vdiqën në vend, ndërsa dy të tjerë më vonë nga lëndimet e marra.

Ndërkaq, sipas autoriteteve,  140 persona të përfshirë në incident  kanë marrë tretman mjekësor, shkruan AFP, përcjell Telegrafi.


“Mjekët thonë se vetëm tre prej tyre janë në gjendje kritike, por ata po përmirësohen”, tha kryebashkiaku lokal, Habitegeko Francois.

Një aksident i ngjashëm ndodhi të premten kur rrufeja goditi një grup prej 18 nxënësish, duke vrarë një prej tyre.

Gjithashtu, në tetor të vitit 2017, rrufeja vrau 18 njerëz në pjesë të ndryshme të vendit në Rwanda.

Goditje rrufe janë të shpeshta në Rwanda, pasiqë ka shumë kodra dhe male.

Sipas  ministrisë së Ruandës për Menaxhimin e Fatkeqësive, në vitin 2016, rrufeja vrau 30 njerëz, plagosi 61 dhe vrau 48 bagëti. /Telegrafi/