Rrudhat rreth syve: Çfarë po i përshpejton më herët seç duhet

Shfaqja e rrudhave rreth syve varet nga mënyra e jetës, abuzimi me makijazhin, nga mbajtja e lentave të kontaktit dhe ndikimi i rrezeve ultravjollcë
Me kalimin e moshës këmbkat e patës (rrudhat e vockla, si pezhishkë në cepat e jashtme të syve, të cilat formohen kur buzëqeshim apo picërroj më sytë) bëhen të përhershme dhe nuk na trishtojnë më. Thellësia e këtyre rrudhave varet nga mënyra e jetesës.
Po të kaloni shumë kohë jashtë në mot të kthjellët, ju i picërroni më shpesh sytë. Njerëzit, që punojnë me klientë, duhet të buzëqeshin më tepër. Sa më shumë t’i stërvitni këta muskuj, aq më të fortë bëhen ata dhe sa më të fortë të jenë muskujt, aq më shumë do t’i thellojnë rrudhat.
Shfaqja e këtyre rrudhave varet dhe nga abuzimi me makijazhin dhe nga mbajtja e lentave të kontaktit; sa më shpesh ta prekni këtë zonë, aq më shumë tërhiqet lëkura, duke humbur kështu elasticitetin shumë më herët se në mënyrë të natyrshme.
Veç këtyre rrudhave të mimikës, ka dhe të tjera, më të imta, nën sytë. Kur dhe ku shfaqen ato, kjo varet nga gjenet dhe niveli i veprimit të diellit.
Ç‘mund të bëhet?
Atë, që do t’ju them tani, me siguri e keni dëgjuar me qindra herë. Megjithatë: lëkura ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Ndryshimi midis lëkurës së mbajtur me kujdes dhe asaj të lënë pas dore duket menjëherë.
Nuk ka kuptim të shpenzoni para për operacion, nëse nuk keni ndërmend të kujdeseni për lëkurën tuaj.
▪ Përfytyrojeni veten yll kinemaje dhe bëjeni zakon të mbani gjithmonë syze dielli, të përdorni kozmetikën dhe kremra me filtër dielli, që nga marsi në tetor.
▪ Tregohuni të vëmendshëm me lëkurën e butë rreth syve. Kur i tërhiqni dhe i fërkoni këto zona delikate, ju e bëni lëkurën të humbë elasticitetin. Kur e hiqni kozmetikën, mos i fërkoni fort sytë dhe bëni kujdes gjatë makijazhit.
▪ Zbuteni lëkurën me kremra dhe acid hialuronik me vitamina A dhe C dhe krem anti-rrudhë. Sipas studimeve, këta përbërës ndihmojnë përtëritje natyrore të lëkurës.
Rrezet ultravjollcë
Mbajeni mend mirë: formimi i rrudhave të cekëta apo të thella kushtëzohet kryesisht nga ndikimi i rrezeve ultravjollcë të tipit A. Ato çajnë përmes reve dhe xhamave të dritareve dhe janë goxha aktive edhe në mot të vranët.
Rrezet e tipit B e nxijnë lëkurën, madje e djegin atë. Ato shkaktojnë dhe kancerin e lëkurës, duke sjellë si pasojë plakjen e parakohshme.
Faktori SPF, që shënohet në ambalazhin e kremit, është shkalla e mbrojtjes nga rrezet e tipit B. Për rrezet e tipit A ende nuk është gjetur një sistem gradacioni i pranueshëm. Kërkoni te kutia e, paketimit “mbrojtja nga rrezet UVA”.
Mos blini krem enkas për sytë. Kremrat për pjesën rreth syve janë vetëm sajesë e shërbimeve të marketingut. Përdorni të njëjtin krem, si për fytyrën, edhe për sytë, veçse në sasi më të vogël.
Shumica e kremrave për sytë nuk janë tjetër veçse krem fytyre i holluar. Ç’është e vërteta, disa prej tyre përmbajnë kollë, e cila pengon rrjedhjen e kremit në sy (lexoni shënimet tek etiketa e ambalazhit). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kujdes! Këta fëmijë nuk e dallojnë rrezikun - pse ndodh mbytja e tyre në heshtje

Tre mënyra efektive për të disiplinuar fëmijët pa u bërtitur dhe pa i ndëshkuar

Pantallonat që tërheqin vëmendjen: Dukuni si një ikonë stili në lëvizje

Katër debate që çiftet e palumtura i kanë gjatë gjithë kohës, sipas një studimi

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

CNN: Sulmi amerikan nuk shkatërroi objektet bërthamore iraniane

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj