LAJMI I FUNDIT:

Rroga javore e Neymarit, Ronaldos dhe Messit (Foto)

Rroga javore e Neymarit, Ronaldos dhe Messit (Foto)

Football Leaks‘ ditë më parë zbuloi rrogën e Neymarit te Paris Saint Germaini dhe gjithë u befasuan nga shifrat e larta.

Braziliani ka një rrogë mujore te klubi francez që lë pas edhe atë të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

‘Football Leaks’ zbulojnë shifrat se sa fiton Neymari në orë, ditë dhe muaj
Lexo po ashtu ‘Football Leaks’ zbulojnë shifrat se sa fiton Neymari në orë, ditë dhe muaj

Neymar fiton te PSG në javë 874.830 euro, e gjitha kjo pas transferimit 220 milionë eurosh gjatë verës nga Barcelona.


Pas tij vjen CR7, i cili paguhet nga Los Blancos 700 mijë euro.

Ajo që bie në sy është diferenca e madhe e dy të lartpërmendur me Messin.

Argjentinasi paguhet vetëm 558.760 euro në javë, por pas rinovimit që pritet të ndodh këtë vit, shifrat më shumë mundësi do rriten.

Neymari duket se po shijon jetën në Paris, e themi këtë pasi ai po jeton si mbretër atje.

Anësori paguan qira prej 14 mijë eurosh në një rezidencë e ndërtuar në vitin 1950, nëntë kilometra larg qendrës stërvitore të klubit dhe 14 nga ‘Parku i Princave’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori