Rrjeti i Shitësve me Pakicë i ka propozuar Qeverisë masa ekonomike dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media.
Më poshtë e keni komunikatën e tyre të plotë ku mund t’i shihni masat e propozuara:
“Tregtia në gjendje të emergjencës të shëndetit publik nuk është e zakonshme gjersa puna e jonë në këto kohë të vështira është jetike për mirëqenien e qytetarëve tone dhe mbarëvajtjen ekonomike të vendit.
Ne kemi harmonizuar planet brenda kompanive tona të cilat garantojnë furnizim të rregullt me mallra esenciale gjatë gjithë kësaj periudhe për të ju bërë ballë kërkesave tuaja, e po ofrojmë shërbime vitale për gjithë qytetarët. Duke qenë përfaqësues të bizneseve të cilët mbështesin mbi 15 mijë vende pune, padyshim që mbajmë përgjegjësi dhe barrë për punëtorët, logjistikën, transportin, furnizimin, blerjen, stokun, qiramarrësit, etj. Njerëzit mbështeten tek ne për nevojat e tyre. Së fundmi, kemi vendosur që të shkurtojmë orarin e punës me qëllim të kujdesit të shtuar dhe lehtësimit të organizimit të transportit për kolegët tonë në pikat e shitjes të cilët angazhohen pa rreshtur në shërbim të qytetarëve tonë.
Puna të cilën ne kryejmë nuk mund të bëhet nga shtëpia, andaj po zbatojmë më përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndëtësisë Publike në Kosovë dhe kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit në punë – që nga rritja e frekuencës dhe intensitetit të dezinfektimit të pikave të shitjes, pajisja me mjete parandaluese të personelit e deri te arranzhimi i produkteve për të siguruar distancën e nevojshme.
Në të gjjthë botën, qytetarët po ndjejnë efektet ekonomike të kësaj pandemie dhe të njejtat do të paraqiten dhe në Kosovë. Teksa disa biznese po operojnë bashkërisht në kushte të pazakonta dhe të vështira që të sigurojnë qytetarët me produktet e nevojshme, biznese të tjera në sektorin e shitjeve me pakicë janë mbyllur tërësisht dhe rrezikojnë ekzistencën e tyre. Efekte të tilla të padëshirueshme padyshim që përvec se do dëmtonin bizneset, do të pamundësonin kompenzimin e të punësuarve për kontributin e tyre. Megjithatë, ne e konsiderojmë të mundshëm parandalimin e një rënie të aktivitetit ekonomik po që se institucionet qeverisëse do të marrin masat e duhura në një kohë të shkurtër.
Në këtë drejtim, si Rrjet i Shitësve me Pakicë kemi përpiluar një listë të rekomandimeve për institucionet qeverisëse me masat e menjëhershme që duhen ndërmarrë që të garantojmë mbarëvajtjen ekonomike dhe mirëqënien e qytetarëve gjatë kësaj periudhe të përhapjes së pandemisë COVID-19. Rekomandimet e listuara më poshtë janë dërguar në mënyrë të elaboruar në detaje institucioneve qeverisëse të vendit dhe përfshijnë:
a) Pagë universale të solidaritetit për të punësuarit në sektorin publik dhe privat,
b) Pagesa e kësteve të kredive dhe obligimeve të tjera bankare të shtyhen për tre (3) muaj,
c) Lehtësimin e pagesës së qirave dhe lirimit nga tatimi në burim,
d) Pezullimin i ligjit për përmbarim, dhe
e) Shqyrtimin i mundësisë së mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në brendi
Ne vlerësojmë lart masat e deritanishme të marra nga Qeveria, mirëkuptojmë situatën në të cilën gjendemi dhe konsiderojmë lart përpjekjet për daljen nga kjo situatë e pazakontë. Teksa ne do punojmë fuqishëm në vazhdimësi që në treg të mos mungojë asgjë esenciale për përmbushjen e nevojave të qytetarëve kërkojmë nga Qeveria që të konsiderojnë me kujdes nevojat e sektorit privat në këtë gjendje emergjente të shëndetit publik e cila mund të përkeqësohet ditëve në vijim”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi