LAJMI I FUNDIT:

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale – Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale – Kurti shpalos planet për të ardhmen

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se qeveria që ai ka udhëhequr për katër vjet, “ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”.

Kurti përmendi rritjen e pensioneve dhe shtesat për nënat lehona dhe fëmijët.

Ai gjithashtu përmendi edhe rritjen e pagave në sektorin publik, dhe rritjen e pagës minimale në sektorin privat, për të cilën tha se në mandatin e ardhshëm do të rritet mbi 500 euro.


“Kemi rritje të pensioneve prej mbi 300 mijë pensionmarrës janë rritur prej 20%, përveç rritjes së rregullt të gjithë kanë marrë shtesa prej 100 euro pesë herë gjatë mandatit tonë. Rreth 70 mijë nëna lehona sërish për herë të parë kanë marrë shtesa nga shteti, sikurse edhe mbi 400 mijë fëmijë. Për fëmijët I kemi dyfishuar dhe trefishuar shtesat. Tre herë kemi rritur pagën në sektorin publik, në sektorin privat pagën minimale dy herë. Nga 130-170 sa e kemi gjet në 265 euro dhe nga 265 në 350 euro. Mandatin tjetër do ta rrisim përsëri mbi 500 euro”, tha Kurti.

Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro
Lexo po ashtu Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro

Kurti përmendi edhe sektorin e shëndetësisë, ku premtoi se në mandatin e ardhshëm do të rrisin buxhetin për listën esenciale të barnave deri në 100 milionë euro.

“Shëndetësia publike është bërë më e mirë më e lirë dhe më shumë shërbime kemi, shumicën prej klinikave i kemi transformuar, shumë prej shërbimeve jetike për qytetarët janë bërë pa pagesë e disa me çmime më të përballueshme. Mandatin që na pret do të vazhdojmë me investime spital pas spitali, do të ndërtojmë dy spitale të reja e gjashtë poliklinika specialistike e buxhetin për listën e barnave esenciale që tashmë është në nivel rekord do ta ngrisim deri në 100 milionë euro”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Ekonomi
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Ekonomi
Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Ekonomi
Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Kalo në kategori