Publikimet e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), tregojnë se dallimi i numrit të nxënëseve në shkollat fillore sipas rajoneve planifikuese – është i madh. Sipas statistikave, në fillim të vitit shkollor 2020/2021, rajoni i Shkupit është ndër rajonet me më shumë nxënës në shkolla fillore me mesatarisht nga 420 nxënës në çdo shkollë fillore i ndjekur nga rajoni i Pollogut ku shkollat fillore kanë mesatarisht nga 194 nxënës në çdo shkollë fillore. Ndërsa rajoni me më së paku nxënës është rajoni i Pellagonisë, në të cilën në çdo shkollë kemi mesatarisht nga 119 nxënës. Ndërkohë sa i përket raportit nxënës – mësimdhënës në shkollat fillore, përsëri rajoni me dallimin më të madh është ai i Shkupit. Në këtë rajon, për çdo mësues kemi nga 14 nxënës, ndërsa rajoni juglindor dhe ai lindor janë rajonet me dallimin me të vogël ku për 8 nxënës kemi një mësues, shkruan gazeta KOHA.
Nga ana tjetër, sa i përket numrit të nxënëseve sipas gjuhës që ndjekin mësimin në shkollat fillore, ngritje të numrit kanë vetëm shkollat shqipe dhe ato turke. Ndërsa rënie të numrit të nxënëseve kanë shkollat në gjuhën maqedonase, serbe dhe boshnjake. Të dhënat tregojnë se në vitin shkollor 2015/2016, numri i nxënëseve që kanë ndjekur mësimin në shkollat fillore në gjuhën maqedonase ka qenë 119.550 nxënës. Ndërsa në vitin shkollor 2019/2020 numri i nxënëseve që ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase në shkollat fillore ka rënë në 118.170 nxënës. Sa i përket numrit të nxënëseve të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në arsimin fillor, në vitin shkollor 2015/2016 ka qenë 59.437 nxënës në krahasim me vitin shkollor 2019/2020 ku shkollat në gjuhën shqipe kanë rritje për afër një mijë nxënës dhe kanë regjistruar gjithsej 60.473 nxënës. E njëjta situatë është edhe me shkollat turke kur brenda pesë viteve – kanë shënuar rritje të nxënëseve. Në vitin 2015/2016, shkollat në gjuhën turke kishin 5.591 nxënës dhe në vitin 2019/2020 regjistruar 6.754 nxënës.
Në të gjithë vendin ka rënë numri i nxënëseve, të cilët kanë mbaruar shkollimin e mesëm. Nga 22.000 nxënës që kishin mbaruar shkollimin e mesëm në vitin shkollor 2015/2016, ky numwr ka rënë në 16.000 nxënës në vitin shkollor 2019/2020. Përkundër faktit se numri i nxënëseve është duke rënë, në rritje të vazhdueshme është numri i mësimdhënëseve si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme.
Në vitin 2015/2016, në shkollat fillore kishte gjithsej 17.791 mësimdhënës, ndërsa në vitin shkollor 2019/2020 numri i mësimdhënëse është rritur në 18.704. E njëjta situatë është edhe me mësimdhënësit në shkollat e mesme nga 7.289 sa kishte në vitin shkollor 2015/2016 numri i tyre është rritur për afër 200 mësimdhënës në vitin shkollor 2019/2020. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?