Gjatë tre muajve të fundit, miliarderët amerikanë janë bërë me 565 miliardë dollarë më të pasur, madje edhe në mes të krizës së coronavirusit.

Ndërsa COVID-19 shkatërroi Amerikën, mbylli bizneset dhe bëri që gati 43 milionë amerikanë të paraqiten si të papunë, të pasurit u bënë edhe më të pasur, transmeton Telegrafi.


Pasuria totale për miliarderët tani është në 3.5 trilionë dollarë - 19 për qind më shumë nga momenti se kur filloi pandemia më 18 mars, sipas një azhurnimi të Institutit për Studime të Politikave të botuar të enjten.

Në 11 javë, nga 18 marsi deri më 4 qershor, pasuria totale e miliarderëve u rrit me 565 miliardë dollarë.

29250346 8390755 Amazon s Jeff Bezos saw his net worth sky rocket 36 2billion fro a 65 1591334930107

 

29250516 8390755 Mark Zuckerberg the co founder and CEO of Facebook has seen his  m 64 1591334924714

29250456 8390755 image a 50 1591333668458

Jeff Bezos i Amazon pa që vlera e tij të rritej me 36.2 miliardë dollarë më shumë që nga 18 marsi.

Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook, ka parë që pasuria e tij të rritet me 30.1 miliardë dollarë më shumë që nga 18 mars, zbuloi raporti IPS.

Për më tepër, Elon Musk i Tesla-s, themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page dhe ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, janë ngjitur të gjithë me 13 miliardë dollarë që nga 18 marsi, thuhet në raport. /Telegrafi/

29250464 8390755 image a 52 1591333781838

29177838 8386071 Weekly jobless claims have slowly tapered off following an initi a 27 1591228538368